E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I transformuar Erion Veliaj apo Fatos Nano? Pazari i fundit i Ramës dhe Veliajt
Lajme

I transformuar Erion Veliaj apo Fatos Nano? Pazari i fundit i Ramës dhe Veliajt

Politika mbi të gjitha është interes, ndërsa  sherret, grindjet apo dhe sharjet mund të harrohen në momentin që aktorëve të përfshirë u jepet shansi për të ndarë parcelat. Të gjitha harrohen, dhe këtë e ka treguar më së miri politika shqiptare.

Kështu ata që kanë qenë të vëmendshëm dhe kanë djekur zhvillimet politike përgjatë kohës e mbajnë mend fare mirë se si Veliaj sulmonte qeverinë Nano me lëvizjen e tij “Mjaft”. Madje ai veshi lëvizjen “Mjaft” me vellon e Xhoana Nanos, bashkëshortes së Fatos Nanos.

Jo vetëm kaq, por Veliaj me të ardhur në krye të bashkisë së Tiranës e filloi punën duke përzënë “Joy Travel” nga stadiumi Dinamo.

Por kohët kanë ndryshuar dhe sot aktorët kanë të tjera pozicione në shoqëri.

Kështu një investigim i City News ka zbuluar se Erion Veliaj pak javë më parë ka dhënë leje ndërtimi për  “Joy Travel”, të cilën e zotëron Xhoana Nano.

INVESTIGIMI:

Pazaret e politikës, Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë edhe tek ish lideri socialist Fatos Nano, natyrisht me dakortësinë e këtij të fundit.

Risjellim në vemendje takimin Nano –Rama, të datës 10 qershor 2015,  në zonën e vilave qeveritare në Durrës, pikërisht 15 ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme.

I pyetur në atë kohë nga mediat, Nano nuk  ka dhënë detaje por  është shprehur se e “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”.

Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

Dhe realisht  takimi kishte qenë  për çështje destinacioni.

Për të “blerë” heshtjen e Fatos Nanos, kryeministri Rama, ka përdorur kartën e dhënies së sipërfaqeve të tëra toke dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Pra, më qartë, takimi Nano –Rama, s’ ka  qenë gjë tjetër veçse një pazar për leje ndërtimi dhe toka të blera nga Nano për një rezidencë që ai do të ndërtonte.

Pas  zgjedhjeve Fatos Nanos, konkretisht bashkëshortes së tij Xhoana Nanos, i është dhe një leje ndërtimi për ngritjen e një rezidence banimi me pesë struktura tre kat me 1 kat parkimi nëntokë dhe mur rrethues.

Leja ndërtimit për “Joy Travel”, të cilën e zotëron Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano,  është dhënë pak javë më parë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Kjo leje, është miratuar me anë të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me numër E 22 15 46/, dt 19.09.2017, ku ndërtues është kompania “Joy Travel” me numër licensimi NZ 7536  në pronësi të bashkëshortes së ish Kryeministrit Fatos Nano.

Në ekstratin zyrtarë të QKB –së, vërehet se 100% e aksioneve  të kompanisë “Joy Travel” zotërohen nga  Xhoana Nano, bashkëshortja e ish Kryeministrit Fatos Nano.

Kjo shoqëri aksionere me numrin   K11308002J rezulton e regjistruar me datë 05/01/2001/.

Ndërkohë një detaj i pazakontë  është konstatuar në terren, pikërisht në vendin ku po ndërtohet ‘Joy Rezidencë”.

Nga  një vëshgim i thjeshtë që ka bërë  duke pyetur banorët e  zonës, ata thonë se  çmimi për sipërfaqen e truallit  të ndërtimit e kanë dhënë gati sa dyfishi  apo trefishi  i çmimit të tregut, pasi në zonën në fjalë çmimet variojnë nga  55 deri në 80 euro, ndërkohë që shumica e tyre thonë, se kanë shitur me 140 euro metrin katrorë  truallit.

Vallë vetëm kaq ka kushtuar heshtja e Fatos Nanos dhe blerja e tij prej Edi Ramës apo ka edhe  të tjera?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.