E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vendosur u bën premtimin banorëve : Shumë shpejt ne do të…
Politikë

I vendosur u bën premtimin banorëve : Shumë shpejt ne do të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar 30 Qershorin si një farsë antikushtetuese për të uzurpuar në mënyrë kriminale bashkitë e vendit, shprehu vendosmërinë e opozitës për të larguar nga pushteti pakicën që prodhoi 30 Qershori.

“30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese.”- tha Basha në një takim në Rrogozhinë me strukturat e Partisë Demokratike.

Për argumentat e paligjshmërisë së 30 Qershorit, Basha iu referua edhe konstatimeve të raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it.

 

 

“30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës.”- u shpreh kreu i PD.

Basha theksoi se për të mbuluar braktisjen nga shqiptarët, Rama përsëriti skemën e dosjes 339 dhe 184, duke detyruar përdhunshëm vajtjen në votime të dhjetëra – mijëra votuesve, që lanë gjurmët e tyre dhe i bënë fletët e votimit të pavlefshme.

“Pavlefshmëria e 30 qershorit ka marrë vulën që nuk e ka asnjë proces politik në 30 vite pluralizëm. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e 30 qershorit, refuzuan regjimin dhe u bënë pjesë e shumicës “Rama ik”. 30 qershori është nul. Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina nga Kavaja, Durrësi, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria.”- deklaroi Basha.00937eed-d1d5-4f80-8b6c-fc80d5567da49c5a2bff-e6a4-4e6f-81c0-eee42ae7e72b52885c8e-3ce2-4338-8802-d537b324384852e20a01-d6b0-492a-8487-1cb8e5b85966c89d998d-7284-46e5-9973-fa5f34d5b678283bc0d9-d5c7-4bf0-9d76-e95df1a2e44b9d175e4d-9665-42d2-ad7a-37cfd80a1229

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.