E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vodhi Google dhe Facebook 122 milionë dollarë, ja sa burg rrezikon lituanezi
Bota

I vodhi Google dhe Facebook 122 milionë dollarë, ja sa burg rrezikon lituanezi

Një burrë ka pranuar në gjykatë se ka vjedhur më shumë se 100 milionë dollarë nga  gjigandët e teknologjisë Google dhe Facebook.

Evaldas Rimasauskas, nga Lituania kishte shpikur një skemë mashtrimi me anë të së cilës falsifikonte fatura për blerjet që kompanitë nuk i kishin bërë kurrë.

Skema e mashtrimit ishte vënë në funksion për dy vite, 2013- 2015 dhe gjatë kësaj kohe ai kishte arritur të vidhte deri në 122 milionë dollarë.

Kompanitë paguan faturat, pasi në dukje nuk po kontrollonin nëse faturat korrespondonin me të dhënat e tyre.

50-vjeçari pranoi në gjykatë vjedhjet dhe rrezikon dënimin deri në 30 vjet burg.

Skema e mashtrimit-

Prokurorët thanë që Rimasauskas arriti këtë skemë duke krijuar një kompani që nuk ekzistonte dhe duke hapur një llogari bankare në Lituani.

Thuhet që ai e ka rregjistruar kompaninë nën emrin e Quanta Computer Inc. me bazë në Tajvan që më parë kishte bërë biznes me gjigandët e teknologjisë kaliforniane.

Paratë e vjedhura, 99 milionë dollarë nga Facebook dhe 23 milionë dollarë nga Google u shpërndanë në llogaritë bankare anembanë botës, duke përfshirë Letoninë, Qipron, Sllovakinë, Lituaninë, Hungarinë dhe Hong Kong.

Ekstradimi-

Rimasauskas u ekstradua nga Lituania në SHBA në 2017 dhe sipas dosjes gjyqësore ka pranuar 49.7 milionë dollarë që i ka marrë vetë personalisht nga skema.

Paratë e mbetura rreth 75 milionë dollarë nuk dihet ende se ku janë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.