E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I zë pritë policit pasi e kishte arrestuar një natë më parë, pranga 25-vjeçarit dhe shokut të tij
Lajme

I zë pritë policit pasi e kishte arrestuar një natë më parë, pranga 25-vjeçarit dhe shokut të tij

Dy te rinj nga Gramshi jane arrestuar pasi i kane zene prite nje efektivi polici i cili kishte arrestuar njerin prej tyre nje nate me pare.

Sipas Bluve ne pranga kane rene shtetasit E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh.  

 

25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.