E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikimi i efektivëve në protestë, Lleshaj i prerë në Kuvend: Ja pse s’do ti merrni kurrë emrat e policëve
Publik News

Identifikimi i efektivëve në protestë, Lleshaj i prerë në Kuvend: Ja pse s’do ti merrni kurrë emrat e policëve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në interpelancën e ditës së sotme sa i përket dhunës së ushtruar në protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka bërë me dije se numrat e identifikimit të policëve nuk ka tagër t’i kërkojë askush përveç prokurorisë.

Lleshaj duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, ka thënë i prerë se ata s’do ti marrin kurrë emrat e policëve pasi përgjegjësit janë shefat e tyre, teksa përmendi këtu emrin e tij dhe të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu.

“Barbaria është gjendja kur njerëzit nuk njohin ligj. Të gjithë luftojnë kundër të gjithëve dhe ligji nuk ekziston.

Kam respekt të veçantë për trishtimin tuaj kështuqë më dëgjo deri në fund. Identiteti i punonjësve të policisë ka qenë pyetja. Çfarë i interesojnë një dëeputeti emrat e policisë. S’do ti merrni kurrë emrat e policisë sepse skeni tagër për ti kërkuar kërkuar. E vetmja që mund ti marrë është prokuroria.

Po të verfikimoni edhe në praktikat më të mira… A do shifni polic që kanë targa në gjoks apo jo. Ju garantoj se sdo shikoni nurma. Sepse të gjithë punonjësit që shkojnë në një operacion janë të idnetifikuar nga drejtuesit e tyre. Dështimin e policisë në operacione e ka drethjuesi i tyre. Ju jaop emrin e drejtuesit të Tiranës, emrin tim. Emrat e policëve nuk duhet ti dini.

Policia nuk njeh askënd përveç ligjit”, tha Lleshaj.

Lleshaj ka shfajësuar Policinë e Shtetit, duke thënë se efektivët nuk kanë shkuar me dëshirën e tyre, por janë thirrur nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe IMT, pasi disa persona kishin uzurpuar teatrin.

Ai thotë se policia nuk është Gjykatë që të vendosë cili vendim është i drejtë apo i gabuar, ndërsa shprehet se gjithmonë policia do të jetë në shërbim të ♪5do thirrje nga qytetarët.

“Përgjegjësi të prë kam shërbimin ndaj qytetarëve. Unë jam me qytetarët dhe policinë përballë atyre që i kundërvihen ligjit. Mirëkuptoj ata që u prekën nga zhvillimet e 17 majit. Nuk kam ndërmend që të harxhoj kohën me çështjen e arkitekturës apo trashëgiminë. Me keqardhje kam konstatuar se historia e godinës degradoi në një sherrnajë të rëndomtë politike, e cila margjinalizoi përfshirjen e personaliteteve që janë vetë teatri. Policia nuk shkoi me iniciativën e saj, por u thirr për të përmbushur detyrimet ligjore.

Policia ka për detyrë t’u përgjigjet thirrjeve të autoriteteve, por policia nuk shkoi si palë, por si autoritet ligj-zbatues. Policia në Shqipëri apo çdo vend tjetër nuk e ka luksin ta bëjë vetë ligjin. Ligji e detyron policinë të përgjigjet ndaj kërkesave të çdo pronari. Në 17 maj u thirr nga Policia Bashkiake, nga IMT e Tiranës, për një pronë në pronësi të Bashkisë që ishte uzurpuar nga një grup personash pa asnjë autorizim. Policia kishte dy alternative: t’i përgjigjej kërkesës ose ta refuzonte. Piolicia zgjodhi detyrimin ligjor. Thirrjet për të hedhur kapelet dëshmojnë se sa larg jemi me parimet për funksionimin e shtetit. Policia nuk është Gjykatë”, tha Lleshaj ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.