Identifikohet viktima nga aksidenti në Kavajë, kush është i riu që humbi jetën
Ndriçim Dervishi është i riu 32-vjeçar, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në rrugën Elbasan-Rrogzhinë, raporton Publik.live.
Ndërkohë sipas policisë, dyshohet se nga aksidenti i rende humben jeten dy persona.
Aksidenti ndodhi paraditen e sotme, ku mjeti me të cilin po udhëtonte i riu, është përplasur me një kamion.
Nga pamjet e siguruara nga “Panorama.al” shihet qe makine tip Benz eshte shtypur plotësisht nga kamioni.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



