E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Igli Cara: Afera e Portit të Durrësit, vjedhje e pastër, paraja ndahet tek miqtë e Ramës
Politikë

Igli Cara: Afera e Portit të Durrësit, vjedhje e pastër, paraja ndahet tek miqtë e Ramës

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit është ndalur edhe tek afera e Portit të Durrësit, por edhe tek rindërtimi, që siç tha ai ka dështuar.

Në fjalën e tij para opozitarëve në Durrës, Cara theksoi se si porti i Durrësit edhe rindërtimi janë vjedhje e pastër.

Sipas tij, taksat e qytetarëve nuk shkojnë për ta, por për miqtë e Ramës.

Ndaj ai u kërkoi durrsakëve që ta votojnë atë në zgjedhjet e 14 majit. Kjo datë u shpreh Cara, është simbolika e bashkimit.

“Ky është një megaskandal më i madhi në Evropë, jo për vlerën por për mënyrën si është bërë, pa transparencë dhe pa garë.

Të gjithë ne jemi pjesë e bashkisë së Durrësit dhe pushtet janë të ndara. Nëse ky investim do bëhej, bashkisë së Durrësit nga 2.1 miliard euro, 231 milion euro duhet të ishin në arkën e bashkisë para se të niste projekte. Por kjo nuk ndodhi sepse u falën me vendim të qeverisë.

100 mijë votues janë në Durrës, pra secilit i ka marrë 2300 euro në xhep. Kjo është vjedhje e pastër. Këto para nuk janë të Ramës, janë të qytetarëve të Durrësit.

Ne këtë nuk mund ta pranojmë. Jemi pro projekteve të zhvillimit, por marina detare që nuk zë 1% të vlerës nuk mund të mbulojë këtë vjedhje të madhe.

Edhe portin e ri që do bëhet, edhe ai do bëhet me paratë tona. Do na i marrin ne, paratë tona.

Rindërtimi një plagë, nuk ka gjetur zgjidhje as 50% nuk është bërë. Sot kemi 19 shkolla të papërfunduara dhe shumë qytetarë që nuk kanë shtëpitë e tyre. Bashkia duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.

Nuk ka ndodhur që paraja që mblidhet të ndahet në mënyrë proporcionale, por shkon tek miqtë e Ramës.

14 maji është simbolika që na bashkon dhe unë besoj në mbështetjen tuaj”, u shpreh ndër të tjera Igli Cara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.