E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Igli Tare ankimon në Apelin e GJKKO sekuestron e vilës në Dhërmi
Lajme

Igli Tare ankimon në Apelin e GJKKO sekuestron e vilës në Dhërmi

Një çështje me ndjeshmëri të lartë pritet të shqyrtohet këtë të martë në orën 11:00 në Apelin e Posaçëm, ku gjyqtarja Miliana Muca do të marrë në analizë ankimin e ish-futbollistit Igli Tare lidhur me sekuestron preventive të vendosur mbi një vilë në emër të tij në zonën e Dhërmiut.

Masa e sekuestrimit është ndërmarrë nga SPAK, i cili dyshon se prona në fjalë nuk është pasuri e drejtpërdrejtë e Tares, por lidhet me ish-zv. kryeministren Belinda Balluku, duke e konsideruar si një pasuri të fshehur.

Nga ana e tij, Igli Tare ka kundërshtuar vendimin, duke kërkuar rikthimin e pronës dhe duke pretenduar se vila është blerë në mënyrë të ligjshme, me burime të deklaruara financiare dhe pa asnjë lidhje me persona të tretë.

Ndërkohë, sipas hetimeve të SPAK, ekziston dyshimi se Belinda Balluku e ka përfituar këtë pronë në formë ryshfeti nga kompania “Eurocol”, e cila pretendohet se është favorizuar në një procedurë tenderuese gjatë kohës kur ajo mbante detyrën e drejtoreshës së Albcontrol.

Seanca në Apelin e Posaçëm pritet të jetë vendimtare për fatin e kësaj prone, ndërsa çështja vijon të mbetet në fokus të hetimeve për shkak të implikimeve të mundshme politike dhe ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.