E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ik o komunist”, flet autori i vrasjes së trefishtë në Mat: Më tallën, e humba fare
Lajme

“Ik o komunist”, flet autori i vrasjes së trefishtë në Mat: Më tallën, e humba fare

Ka qenë e rëndë ngjarja e Matit, ku tre persona mbetën të vrarë nga Kujtim Koxha në drekën e 11 tetorit.

Tre viktimat ishin punonjës bashke që kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë, ndërsa Kujtim Koxha një banor i zonës.

Koxha e ka pranuar vrasjen e trefishtë para oficerëve të policisë, ndërsa gazeta “Panorama” ka zbardhur edhe dëshminë e tij.

54-vjeçari mësohet të ketë thënë:

Më tallën kur u kërkova numrin e telefonit të kryetarit të bashkisë, më fyen dhe goditën. U ndjeva shumë keq dhe prandaj i qëllova.”

Babai i katër fëmijëve, në gjendje të rëndë psikologjike, disa herë ka pyetur oficerët për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe ka shprehur pendesë për veprimin. Ndërsa lidhur me shkakun që e çoi drejt këtij akti të rëndë, 54-vjeçari është shprehur se punonjësit e Bashkisë Mat e kanë tallur dhe goditur me shpullë në momentin që u ka kërkuar numrin e kryebashkiakut.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka pyetur disa herë efektivët e Policisë, “a ka vdekur ndonjëri nga të plagosurit?”

Ai e ka nisur rrëfimin e tij me fjalët:

U thashë punëtorëve të bashkisë se përse nuk e shtronin edhe rrugën e lagjes ‘Koxhaj’. Ka dy vjet që ia kam kërkuar këtë gjë kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit. I kam dërguar edhe kërkesë me shkrim, me firmat e banorëve të lagjes. Asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje.”

Kujtim Koxhaj ka shtuar se në debat e sipër i është thënë nga specialistët se ata kanë një projekt për zbatim. Autori pretendon se Bashkia Mat sistemonte vetëm rrugët e mbështetësve të PD-së, duke lënë pas dore ato të PS-së. Në vijim të deklarimeve të tij, ai ka rrëfyer dhe momentin e konfrontimit fizik.

Kur u kërkoja numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit, dhe kërkoja ndërhyrje në rrugën e lagjes, punonjësit talleshin, fyenin dhe më godisnin. U ndjeva shumë keq. Banorë të fshatit shihnin skenën dhe nuk mund të ndërhynin, pasi punëtorët e bashkisë ishin në numër më të madh sesa banorët e ndodhur aty. Ik o komunist, nuk do ta bëjmë rrugën. Do ta çojmë vetëm aty ku duam ne. Pastaj më shanë dhe më goditën dy a tre përnjëherë. E humba fare. Nga ky moment, nuk mbaj mend çfarë kam bërë”, është shprehur autori. Ditën e ngjarjes u bë e ditur se mes Koxhës dhe mirëmbajtësve të rrugëve kishte pasur vetëm debat verbal. Drejtues të Policisë thanë se, “Edhe nga dëshmi të tjera kemi saktësuar se Koxha dhe disa nga specialistët e Bashkisë Mat janë konfliktuar jo vetëm me fjalë dhe se është goditur nga dy prej tyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.