E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ike yll i skenës dhe i ekranit ,duke marrë me vete edhe një pjese nga shpirti ynë
Uncategorized

Ike yll i skenës dhe i ekranit ,duke marrë me vete edhe një pjese nga shpirti ynë

Perparim Kabo

Ike mike e shtrenjte…ike ashtu bute dhe pa buje…me dinjitet dhe me heshtjen tende fisnike.Kishe kohe qe u mblodhe atje ne Himare buze detit dhe ne ngrohtesine e familjes…Kicos dhe vajzes…Te erdha ne gusht…por Kicua me tha se sbente te takoja dhe nje here …ndaj dhe folem ne telefon…

Ti me zerin e ngrohte ashtu si dielli mbi fushen e Delvines…me the…po ja ti e di qe keto semundjet e kokes duan pak kohe…u cmallem ta degjova zerin e embel dhe ti thashe fjalet e zemres. Me tej Kicua ma beri me dije se gjendja ishte e rende…ishte pa kthim dhe ate cast dicka me kepute brenda meje.

E mendova Shqiperine pa Hajrije Rondon…i mendova shqiptaret pa artisten e tyre te shtrenjte…mendova se nuk do takoheshim me..kujtova…se takimi i fundit ishte ai i pashkeve ne Fier ku Kicon e shpallen Ambasadori Paqes.Ti fole ate dite…me pasion me cilteresi me kurajo dhe me te verteta te hapura ne driten e diellit per peripecite ne kohera dhe per dinjitetin ne perballimin e tyre. Ate dite ma dhe dhe vezen e pashkeve dhe e kam ruajtur si kujtimin nga ty si shenje te ringjalljes.

Eh bisedat tona sa ma shtonin gezimin…ti ma beje kohen te lumtur…te pelqente e verteta dhe ishe heroina e saj…Sapo e mora vesh lajmin telefonova…Kicua se hapi dot telefonin e hapi vajza mes vajit…I thashe ma puth ne balle dhe thuaji te donte si moter…Ajo u mek. Po Hajrije Rondo nga ty mesova shume…si kur flisje dhe kur heshtje sikur u flisje te tjereve ashtu dhe kur i degjoje me vemendje.

Ike yll i skenes ylli i ekranit…dinjiteti nenes dhe bashkeshortes…ike qytetare e nderuar…ike njeriu modest…ike duke maret me vete edhe nje pjese nga shpirti yne. Nga sot mikja ime e shtrenjte qielli ka e do te kete me shume drite…ne me shume mall e ti gjithe po aq.E Parajses do te jesh.Amin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.