E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ikën Koduzi, futet në garë ish-kapiteni i Tiranës! Zbardhen lëvizjet në tre qarqe
Publik News

Ikën Koduzi, futet në garë ish-kapiteni i Tiranës! Zbardhen lëvizjet në tre qarqe

Partia Demokratike ridepozitoi dje listën e korrigjuar të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Në listën e re bien në sy mjaft ndryshime në qarkun e Tiranës, në atë të Durrësit dhe të Shkodrës.

koduzi-muca

 

NDRYSHIMET NË TIRANË

 

Në listën e ribërë të qarkut të Tiranës bie në sy largimi nga gara i doktorit Gazment Koduzi, i cili në listën e depozituar në KQZ më 8 mars ishte renditur në vendin e 23- të. Pas tërheqjes së tij, në atë vend është vendosur shefi i kabinetit të Bashës, Dorjan Teliti. Ky i fundit është ringritur me tre numra nga lista fillestare që u depozitua nga sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, në KQZ në limitet e afatit të rregullt. Në listën e re të PD-së dhe Aleancës për Ndryshim është futur rishtazi në listë futbollisti Gentian Muça, i cili është pozicionuar në vendin e 26-të, ku në listën fillestare ishte shefi i kabinetit, Dorian Teliti. Deputeti Korab Lita, i cili iu bashkua selisë blu, ngrihet një vend më lart në renditje, nga nr. 34 në nr. 33 të listës së kryeqytetit. Ndërkohë, vendin e Litës me nr. 34 e zë Lediana Fratari. Ish-deputeti Asllan Dogjani kapërcen nga vendi i 36-të në vendin e 35-të, duke zëvendësuar Rivelino Çunin, që ishte përfaqësues i komunitetit rom me Partinë për Europianizim dhe Integrim. Z. Çuni ka zbritur me disa numra më poshtë në listën e depozituar ditën e djeshme.

NDRYSHIMET NË DURRËS

Edhe në listën e qarkut të Durrësit kryedemokrati Basha ka bërë ndryshime, duke hequr nga lista Riselda Kalian, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta në listën e qarkut. Artion Bajramaj zbret nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe vendin e tij e zë Armand Brahimaj. Në listën e selisë blu mbetet edhe Rezart Tusha në listën e qarkut të Durrësit. Për këtë të fundit në media pati denoncime se është subjekt i dekriminalizimit, por demokratët kanë bërë verifikimet e nevojshme dhe rezulton se ai nuk preket nga ligji i dekriminalizimit dhe mund të kandidojë.

NDRYSHIMET NË SHKODËR

Në Shkodër ka një “rrokadë” mes dy kandidatëve të FRDsë, ku Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të. Po ashtu është shtuar një kandidat nga PDIU-ja, Liljan Idrizaj, në vendin e 19-të. Po ashtu i bashkohen listës edhe dy emrat që gjenden në vendin 20 dhe 21, Imeldi Sokoli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.