E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKMT shemb një tjetër objekt pa leje në bregdetin e Durrësit
Publik News

IKMT shemb një tjetër objekt pa leje në bregdetin e Durrësit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme një tjetër objekt pa leje në bregdetin e Durrësit.

IKMT ka publikuar pamjet nga aksioni i shembjes së  së objektit, të cilit pretendon se është ndërtuar kundër çdo ligji dhe po bëhet pengesë edhe për projektet publike që po zbatohen në zonë.

Shembja është bërë me fadromë, ndërsa pamjet tregojnë se aksioni ka përfunduar pa incidente.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon me ritëm të lartë prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat e bregdetit, pavarësisht pengesave, ndërhyrjeve, apo kërcënimeve. Prej disa ditësh, aksioni është zhvendosur në plazhin e Durrësit, ku mjetet e IKMT po prishin objekte, të cilat përveçse janë ndërtuar kundër çdo ligji, bëhen pengesë edhe për projektet publike që po zbatohen në zonë.

IKMT përherë në shërbim të publikut!”, njofton IKMT./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.