Iku Panuçi, Shqipëria mposht me spektakël Andorrën
Duket se paska qenë pikërisht Krisitan Panuçi e keqja e kombëtares shqiptare.
Pas largimit të tij, kuqezinjtë e drejtuar sot nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema kanë trimfuar në transfertë përballë Andorrës me rezultatin 0-3.
Armando Sadiku në pjesën e parë, Bekim Balaj dhe Abrashi në pjesën e dytë ishin autorët e këtij triumfi.
Këto ishin 3 pikët e para për Shqipërinë në grup dhe që i japën qetësi.
Natyrisht, ardhja e trajnerit të ri që do zyrtarizohet së shpejti, pritet ta rikthejë skuadrën kuqezi në nivelet që presin të gjithë tifozët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



