E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iku Peza, dy kandidatë që mund të caktojë Rama
Lajme

Iku Peza, dy kandidatë që mund të caktojë Rama

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, gati tetë muaj pas emërimit në këtë post.

Ndonëse nuk bëhen ende të qarta arsyet e dorëheqjes që i ka shkuar tashmë bordit të RTSH-së, emërimi i Pezës në krye të televizionit publik shqiptar është shoqëruar me kritika të shumta si nga opozita dhe nga kolegët gazetarë.

Opozita pretendoi se Peza u emërua drejtor në shkelje, pasi nuk duhet të kishte pasur poste politike si dhe nuk duhet të ishte pronar i agjencive mediatike private.

Më pas, Peza u akuzua se nisi një fushatë shkarkimesh pa motivacion, duke emëruar njerëzit e tij të afërt. Ai u kritikua edhe për marrëveshjen e bashkëpunimit me televizionin shtetëror turk TRT.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza u zgjodh në krye të RTSH-së në 13 qershor.

 Kandidatët e mundshëm janë Alban Dudushi dhe Luan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.