Ilir Alimehmeti: Refuzohet çdo kërkesë që vjen nga anëtarët e opozitës

Kërkuan mbledhje urgjente dhe audit të jashtëm, por…

Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në përfundim të mbledhjes, janë ndalur të flasin për mediat, ku ndër tjera shprehen se kërkesat që bëhen nga anëtarët e opozitës, nuk pranohen në asnjë rast.

WhatsApp Image 2024-04-22 at 19.17.11

Ilir Alimehmeti në fjalën e tij tha se 21 anëtarë të opozitës kanë dorëzuar që në mëngjes kërkesën për një mbledhje urgjente në lidhje me kryebashkiakun për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit.

Por edhe kjo kërkesë nuk është pranuar ditën e sotme, vendim ky që sipas Alimehmetit tregon frikë që kanë në bashki për transparencë.

Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo  një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin.

Të vetmit ata që nuk duan të merren me këtë punë janë anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës.

I bëmë ftesë dhe me shkresë me dt.5 prill, për t’u bashkuar dhe për të kërkuar një mbledhje urgjente.

Jo vetëm që nuk iu bashkuan mendimin, por gjejnë dhe situata që ju nuk kishit firma mjaftueshëm,.

Ne sot paraqitëm një kërkesë me 21 firma, të gjithë të opozitës dhe menjëherë nisën artificat, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër.

Nëse ata duan t’i lajnë duart dhe të fshihen pas gishtit për të mos bërë detyrën e tyre janë fajtorë më veprim ose mos veprim, në këtë rast janë fajtorë me mos veprim.

Është kërkuar ditën e sotme që në mëngjes për mbledhje urgjente dhe audit i jashtëm për financat, të gjejnë ata nëse ka vjedhje kjo bashki, e nëse nuk ka do të jemi të gjithë të lumtur.

Fakti që ata gjejnë artifica, tregojnë se ata kanë frikë.

Publikuar nga Publik Media