E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Beqes iu besuan 1 miliard euro në vit/ Beqja:  Punë 24 orë, në 7 ditët e javës
Lajme

Ilir Beqes iu besuan 1 miliard euro në vit/ Beqja: Punë 24 orë, në 7 ditët e javës

Ditën e sotme është konfirmuar se ish-ministri I Shëndetësisë i akuzuar nga media dhe opozita dhe i shumëpërfolur për korrupsion të madh, Ilir Beqja, do të drejtojë Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve.

Ky post për Beqajn u prezantua këtë të mërkurë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respektiv. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

 Pas  këtuj lajmi Edi Paloka i PD, ka bërë një shēnim në llogarine  tij ne FB

Lexoni statusin e Edi Palokës

Kjo kalon cdo limit te cinizmit !
Shpall Berishen “non grata” per korrupsion e per me shume pas tete vitesh ne opozite ! Nderkohe dekoron Dvoranin si kalores te luftes kunder korrupsionit, i shkon ne zyre Arben Ahmetajt dhe i kerkon qe te marre ne dore flamurin e luftes kunder korrupsionit dhe e fundit kjo e Beqes…Ne inagurimin e Beqes si drejtor ju thua shqiptareve se lufta kunder korrupsionit po ecen ne rrugen e duhur…!!!
E si pret pastaj te besojne shqiptaret ne drejtesine e qendrimeve dhe vendimeve qe merr ?!!
Te pakten demokratet duhet te ftillohen e te shohin realitetin ne sy . Ata qe duhej te shpalleshin “non grata” e madje te ishin pas hekurave per korrupsion, ne fakt po glorifikohen. E ne se dikush kete e sheh si “mbeshtetje per PD” apo si deshire qe PD ta cojne ne pushtet, ai qofte se ne kete rast edhe naiviteti do ishte thjesht justifikim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.