E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
Lajme

Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve

Ilir Binaj është emëruar këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së ditës së sotme.

Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ka qenë Ceno Klosi, i cili dha dorëheqjen pasi u emërua zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Klosi drejtonte Tatimet që prej tetorit të 2021-shit dhe dha dorëheqjen në qershor të këtij viti.

Pas largimit të Klosit, në krye të kësaj drejtorie u komandua Elidjana Celaj.

Tashmë, Drejtorinë e Tatimeve kryeministri Edi Rama ia ka besuar Binajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.