E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ILIR META MERR ÇMIMIN ‘POLITIKANI NDËRKOMBËTAR I VITIT 2018
Lajme

ILIR META MERR ÇMIMIN ‘POLITIKANI NDËRKOMBËTAR I VITIT 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua dje me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” nga Fondacioni “Foedus”.

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin “Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  “Foedus”, z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin “Foedus” për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se: “Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet “Një dhuratë për një buzëqeshje” ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T’ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje.”, – theksoi Presidenti Meta.

Çmimi i Fondacionit “Foedus” iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.