Incidente në protestën për tragjedinë në Larisa, qytetarët sulmojnë forcat e policisë me molotov
Tensione kanë shpërthyer sot gjatë protestës në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Qytetarët u mblodhën në orën 10:00, por vetëm pak më vonë kanë nisur episodet e para të incidenteve.
Siç shihet nga pamjet nga zona e Sintagmës, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Po ashtu ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



