E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Indi/ Persona të armatosur vrasin një politikan në qendër të Mumbait
Lajme

Indi/ Persona të armatosur vrasin një politikan në qendër të Mumbait

Baba Siddique ishte i njohur për festa luksoze dhe lidhje të ngushta me superyjet e Bollywood-it

Persona të armatosur hapën zjarr dhe vranë politikanin indian Baba Siddique pranë zyrës së djalit të tij, i cili është gjithashtu politikan, në një lagje të Mumbait.

Siddique, 66 vjeç, ishte një ish-ministër vendor në shtetin e Maharashtra, i cili pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në nëntor.

Në shkurt ai u largua nga Kongresi, partia kryesore opozitare e Indisë, dhe u bashkua me Partinë e Kongresit Kombëtar rajonal (NCP), e cila është pjesë e koalicionit qeverisës BJP.

Siddique, siç raportohet nga BBC , ishte i njohur për festat luksoze dhe lidhjet e tij të ngushta me superyjet e Bollywood-it.

Në lidhje me këtë vrasje janë arrestuar dy persona, ende nuk dihen motivet e vrasjes . Policia është në kërkim të një të dyshuari të tretë.

Disa media indiane raportuan se të dyshuarit thanë se i përkisnin një bande të drejtuar nga krimineli famëkeq Lawrence Bishnoi.

Bishnoi po vuan një dënim me burg për përfshirjen e tij në disa raste vrasjesh, duke përfshirë vrasjen e reperit indian Sidhu Moose Wala në vitin 2022.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.