INFANTINO nga Katari: “Sot ndihem arab, ndihem afrikan, sot ndihem homoseksual…
Para se të bëjmë moral, Europa duhet të kërkojë falje për 3000 vitet e ardhshme
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ngre zërin pak orë nga starti i Botërori në Katar, gjatë një konference për shtyp inauguruese të turneut duke iu përgjigjur kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin:
“Sot ndihem nga Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, sot ndihem homoseksual, sot ndihem i paaftë dhe punëtor emigrant.
Ajo që po ndodh aktualisht është thellësisht e padrejtë.
Për atë që ne europianët kemi bërë në 3000 vitet e fundit duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme, para se t’u japim mësime morale të tjerëve.
Këto mësime morale janë thjesht hipokrizi.”, deklaroi Infantino për akuzat e rënda të kushteve të punës për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, me mijëra vdekje të dokumentuara, ashtu edhe për ndalimet e diktuara nga ligjet në fuqi në Katar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



