E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Infektohet me Covid-19 Imzot George Frendo
Publik News

Infektohet me Covid-19 Imzot George Frendo

SH.T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me Covid-19. Përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH, bëhet me dije se Imzot George Frendo ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor, ndërsa sot është shtruar në spital.

Shkak për shtrimin e tij është bërë gjendja e rënduar shëndetësore dhe komplikacionet respiratore që ka pasur gjatë ditës.

“Komunikim. Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.  Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë. Zyra e Shtypit e KISH,”– shkruhet në njoftim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.