E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inspektimet në stadiumin “Zeqir Ymeri”, presidenti Gjici: Ja kur pritet që ekipi të luajë në Kukës!
Publik News

Inspektimet në stadiumin “Zeqir Ymeri”, presidenti Gjici: Ja kur pritet që ekipi të luajë në Kukës!

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte i pranishëm ditën e sotme në një inspektim të punimeve në stadiumin “Zeqir Ymeri” të qytetit të Kukësit bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

stadiumi kukes

 

 

 

Në impiantin që vazhdon të rindërtohet me ritme të shpejta, Gjici bëri falënderimet e rastit për Federatën dhe qeverinë shqiptare, që po e ndihmojnë në këtë projekt, ndërkohë që zbuloi se nëse punimet do të ecin me një ritëm të mirë, në verën tjetër ekipi do të jetë gati të luajë në Kukës.

safet gjici

“Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit, për fillimin e punimeve të stadiumit dhe mbështetjen që i ka dhënë Kukësit. Falënderoj qeverinë Rama që ka mbështetur fillimin e punimeve, para shumë qyteteve tjera të mëdha në Shqipëri. Edhe Federata, edhe qeveria, na ka mbështetur për të bërë këtë stadium. Nëse koha do të na ndihmojë, besoj se nga vera e sezonit të ardhshëm do të luajmë në stadiumin tonë”, përfundoi Gjici.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.