E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Instituti Shqiptar i Shkencave kallëzim në KQZ: Si u keqpërdorën paratë në bashkinë e Durrësit
Publik News

Instituti Shqiptar i Shkencave kallëzim në KQZ: Si u keqpërdorën paratë në bashkinë e Durrësit

letrën drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi janë renditur të gjitha abuzimet, që siç thotë ky Institut janë bërë para zgjedhjeve nga partia në mënyrë abuzive fondin prej 926 449 664Lekë pushtet.

Në konkulizionet e AIS rezulton, se para zgjedhjeve qeveria qendrore i ka kalaur pa asnjë akt normativ Bashkisë së Durrësit në

me qëllim pagesën për banorët e prekur nga tërmeti, ndërkohë që nuk ka patur asnjë verifikim statusi, duke ngritur dyshime të forta se paratë janë shpërndarë për qëllime të pastra elektorale.

“AIS ka bërë Kallëzim tek Komisoneri për Zgjedhjet me Objekt  Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje përmes Granteve Individuale për Fondin e Rindërtimit pas Tërmetit zona zgjedhore Durrës.

Keqpërdorimi është në favor të subjektit elektoral partia në pushtet qendror dhe vendor. 16 muaj pas Tërmetit  në data Fushatë Zgjedhore me VKM dhe pa Ligj janë krijuar Transferta të Pakushtëzuara për Bashkinë Durrës vlera 946.44 milion Lek. Po data zgjedhore, Pushteti Lokal Durrës ka miratuar Lista me përfitues të rinj të paidentifikuar më parë.

Bashkia ka paguar java para 25 prillit, vlera tre herë më shumë se çdo muaj post tërmet.

Ministria e Rindërtimit ka vonuar ndihmën 16 muaj pas tërmetit dhe nuk ka bërë asnjë veprim ligjor që garanton mos keqpërdorim të Fondi duke paguar individ që nuk plotësojnë kushtin për ndihmë ekonomike pasi kanë pësuar dëme në banesa luksi, banesë të dytë për mirëqenie. Komisionerit i është kërkuar hetim administrativ, pranim faktesh, verifikim, ekspertizë e pavarur ndërkombëtare mbi përdorim fonde publike në Fushatë Zgjedhore. Në finale vlerësim i përgjegjësive për Favorizim Elektoral përmes Keqpërdorimit të Parave Publike Neni 92/5 Kodi”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.