E diel, 18 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intelektuali prej lecke!
Publik News

Intelektuali prej lecke!

Dje pashë një koment të një personi publik, në një media sociale lidhur me kandidaturën e një vajze fare të re, e cila i është bashkuar së fundmi skuadrës së Rilindjes si kandidate për zgjedhjet parlamentare.

Personi publik në fjalë, me një popullaritet të konsiderueshëm mesa kuptoj nga rrjetet e veta sociale, ku ndan herë me bujari e herë me ekzibicionizëm mendimet e veta mbi shoqerinë e menyrën si duhet të sillen shqiptarët, çfarë duhet të kuptojne me mirë, ku e kanë gabim e ku e kanë drejt, vendosi të bëjë një koment-thirrje ku lavdëronte kandidaturën e vajzës së re dhe këshillonte publikun se vota per të ia vlen… pa menduar më tutje se në ç’mulli con ujë vota e çupëlines, që mesa duket ka vendosur të fillojë karrierën politike me çdo kosto.

Është zhgënjyese të shohesh një person që me shumë gjasa e quan veten intelektual, të pozicionohet në një menyrë kaq mendjelehtë e të papërgjegjshme përpara publikut.

Si prindër, mësues a qytetarë të thjeshtë, duhet të na shqetësoje shumë kur te rinj si vajza në fjalë nuk e kanë për gjë t’i bashkohen abuzuesve të pushtetit, shkelësve të ligjit e të garojnë për ta. Një vajze e re, sado e zonja qoftë, nuk duhet përgëzuar e as votuar në qoftë se i është bashkangjitur skuadrës së një grupimi që abuzon e tallet përditë me prindërit e saj e me qytetarë të tjerë të këtij vendi.

Një mësues, një intelektual i vërtetë, ka përgjegjësinë për t’i dhënë vajzës së re dhe gjithë shoqerisë një mesazh të qartë: me abuzuesit nuk bëhen pazare e favore, por duhet qëndresë e distancim i qartë, sidomos në këtë udhëkryq ku është vendi.

Zoti Intelektual bën të kundërtën! Na fton ta votojmë…

Zoti Intelektual, ju kujtoj se kushdo që i bëhet mbështetje direkt apo indirekt instalimit të mëtejshëm të një regjimi autoritar në Shqipëri eshte i përlyer dhe në borxh me qytetarët e këtij vendi!

Nuk më hyn në sy mirësia e askujt, për aq kohë sa vihet në dispozicion të atyre që tallen përdite me bashkëatdhetarët e mi.

Kjo është vija ime e kuqe për këto zgjedhje!

Po vija juaj e kuqe cila është, zoti Intelektual?!

#unerefuzojfarsenrama
#votemasive25prill

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.