E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intimidimi  në politikë?/ Provokon Rama: Kush bie pre e gjuhës sime, të shohë veten e vet
Politikë

Intimidimi në politikë?/ Provokon Rama: Kush bie pre e gjuhës sime, të shohë veten e vet

Erosi në politikë është një nga çështjet për të cilat është pyetur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama.

Ish-deputetja Grida Duma i tha Ramës se ai përdor fjalë seksiste për të intimiduar kundërshtarin, ndërsa kreu i qeverisë deklaroi se është arti i retorikës të luash me tehun e thikës së fjalës.

Ai theksoi se kushdo që bie pre e gjuhës së tij duhet të shohë veten e vet.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: I intimidon kundërshtarët duke përdorur fjalë seksiste?

Edi Rama: Këtë gjuhë varet se kur e dëgjon ku të shkon mendja. Ato janë fjalë që janë reale dhe në të kontekst. Dihet që janë fjalë greqisht.

Grida Duma: Ka eros pushteti apo jo?

Edi Rama: Kjo nuk ka lidhje. Është retorikë dhe është arti i retorikës të luash me tehun e thikës së fjalës. Pastaj se kush bie viktimë, është puna e viktimës. Unë nuk e kthej që gjeja të përfundojë në vulgaritet. Aty që u shkon mendja ashtu duhet të shohin veten e tyre, pastaj mua. Unë di të them që unë mendoj që arti i oratorisë është tehu i thikës. Gjithmonë në tej, nëse shkon shumë në një anë bëhesh … Unë i drejtohem shumicës gjatë gjithë kohës.

Grida Duma: Unë nuk di çfarë kupton shumica, unë di çfarë kupton kjo pakica.

Edi Rama: Unë nuk mbaj përgjegjësi për këtë. Unë mbaj përgjegjësi për mënyrës se si paloset kundërshtari në mënyrën që e them. Ku është qëllimi. E vërteta është që mund të mbash një fjalim deri në 40 minuta dhe të gjitha këto që janë fraza me efekt të lartë, që më pas bëjnë lajmin, këto janë asnjë minutë. Ndërkohë më pas fillojnë të thonë që këto janë batuta, nuk kanë program. Kjo është pjesa që edhe atij që ke përballë i jep edhe një resto. Unë nuk i paramendoj gjërat. Që kur kam nisur të flas kam qenë një person që luftoja për fjalën e fundit. Unë jam Gladiator në debat./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.