E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Investigim ndër vite për miliarda lekë në tendera, biznesmeni Arbër Abazi në SPAK
Drejtësi

Investigim ndër vite për miliarda lekë në tendera, biznesmeni Arbër Abazi në SPAK

Investigim ndër vite për miliarda lekë në tendera biznesmeni Arbër Abazi nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi perfundon në SPAK

Në vijim të hetimeve të SPAK për dosjen e njohur si “Balluku”, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme biznesmeni Arbër Abazi, i cili ka lidhje familjare me zv.kryeministren Belinda Balluku. Ky i fundit është njëkohësisht edhe nipi i ish-deputetit të PS Sadri Abazi.

Abazi është thirrur për t’u marrë në pyetje vetëm një ditë pas kontrolleve të zhvilluara nga SPAK në disa biznese, zyra dhe banesa në Tiranë dhe në jug të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me tendera publikë.

Emri i tij lidhet me kompaninë “Alko Impex”, e cila gjatë viteve të fundit ka qenë ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, kompania renditet ndër subjektet kryesore për nga vlera e fondeve të përfituara nga shteti, me rreth 32 miliardë lekë që prej vitit 2015 të denoncuara vazhdimisht nga Publik Media.

Hetimet e SPAK-ut po fokusohen në mënyrën e dhënies së disa tenderave publikë, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës, gjatë periudhës kur Ministrinë e Infrastrukturës e drejtonte Belinda Balluku.

Prokuroria po verifikon dyshime për procedura të paracaktuara dhe favorizime të mundshme në kontrata me vlera të konsiderueshme, ndërsa dosja mbetet ende në fazë hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.