Iran/ Shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit, 73 viktima
Të paktën 73 persona janë vrarë nga dy shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit iranian, Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga SHBA, raportojnë mediat shtetërore të Iranit.
Transmetuesi shtetëror Irib tha se 171 persona të tjerë u plagosën kur shpërthimet goditën zonën pranë xhamisë Saheb al-Zaman në qytetin jugor të Kerman.
Qindra njerëz thuhet se po ecnin drejt varrit të mërkurën si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar Gjeneralin Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.
Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, Forca Quds, ai ishte një arkitekt i politikës iraniane në të gjithë rajonin.
Ai ishte përgjegjës për misionet klandestine të Forcave Quds dhe ofrimin e udhëzimeve, financimeve, armëve, inteligjencës dhe mbështetjes logjistike për qeveritë aleate dhe grupet e armatosura, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun.
Presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e tij më në vitin 2020 dhe e përshkroi Soleimanin si “terroristin numër një kudo në botë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



