Irani godet Izraelin me raketa , mbi 50 të plagosur
Një sulm me raketa nga Irani ka goditur jugun e Izraelit, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur në qytetin e Dimonës, zonë ku ndodhet një nga objektet më të ndjeshme bërthamore të vendit.
Sipas ushtrisë izraelite, mbi 50 persona janë plagosur pasi një raketë ra në një zonë banimi. Një djalë 10-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa një grua është lënduar nga fragmentet e xhamave. Të paktën 37 persona të tjerë po trajtohen për lëndime të lehta, sipas shërbimit emergjent Magen David Adom.
Televizioni shtetëror iranian deklaroi se sulmi ishte një akt hakmarrjeje pas një goditjeje të mëhershme në centralin bërthamor të Natanzit, rreth 50 kilometra nga Kashani. Autoritetet izraelite kanë mohuar përfshirjen në atë sulm.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se nuk ka evidenca për dëmtime në qendrën bërthamore Negev dhe nuk janë regjistruar nivele jonormale rrezatimi, megjithatë situata po monitorohet në vazhdim.
Në reagim, ministrat e jashtëm të vendeve të G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm dhe pa kushte të sulmeve, duke dënuar ashpër goditjet ndaj civilëve dhe infrastrukturës në disa vende të Lindjes së Mesme.
Zona mbrohet nga një sistem i shumëfishtë i mbrojtjes ajrore, çka e bën çdo goditje aty veçanërisht domethënëse në aspektin strategjik.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) bëri të ditur se nuk ka shenja të niveleve jonormale të rrezatimit dhe se nuk ka indikacione për dëmtime në objektin bërthamor. Drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi theksoi se situata po monitorohet nga afër dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale ushtarake”, veçanërisht pranë objekteve bërthamore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



