E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ironia e gazetarit: Në 99-ën Rama e çliroi Kosovën
Lajme

Ironia e gazetarit: Në 99-ën Rama e çliroi Kosovën

Analisti Baton Haxhiu u bë sërish subjekt i ironisë në median sociale pasi shënoi një tjetër kulm ‘lëpirje’ ndaj Edi Ramës.

Baton Haxhiu nuk e përmbajti veten kur tha se në Bruksel, Rama u paraqit si burrë shteti, si intelektual dhe si kryeministër.

“Europa është e sëmurë po aq sa Putini, i cili realisht ka bërë invazion,” tha Baton Haxhiu, duke folur me gjuhën e Edi Ramës.

Por edhe pse vizita e Ramës në Bruksel dhe lajthitja dhe sulmet e tij janë cilësuar si skandaloze, Baton Haxhiu arriti kulmin kur tha se Rama ka penguar një luftë në Kosovë.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë deklaratë.

“Barsoleta e vitit: Baton Haxhiu sapo tha se Rama po shpëton Kosovën nga një luftë e mundshme me Serbinë.

Ore ta marrësh hollë-hollë edhe në 99-ën Rama e çliroi Kosovën. Lëre ça thonë kot, që e çliruan amerikanët,” shkruan ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.