Ish-deputeti i PS i bashkohet opozitës, kalon në partinë e Agron Dukës. Ja çfarë shkruan
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Malaj, përmes një postimi të bërë në faqen e tij në Facebook, teksa shkruan se e “ka mirëpritur ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale”.
Sipas tij, “Këshillimi i kesaj partie të qendrës së majtë, me strategji të sukseshme, me krijon mundësi reale për të dhënë kontribute pozitive për ta rritur fuqinë elektorale të PAA dhe për ta ofruar PAA në cdo aspekt të vlerave dhe misionit të saj politik me të gjelbërit evropian”
Mesazhi i Malajt
Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesën e kolegut të nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformen dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale . Këshillimi i kesaj partie të qendrës se majtë, me strategji të sukseshme, me krijon mundesi reale për të dhënë kontribute pozitive për ta rritur fuqinë elektorale të PAA dhe për ta ofruar PAA në cdo aspekt të vlerave dhe misionit të saj politik me te gjelberit evropian, të cilët vlerësohen sot si grupimi politik me progresistë dhe me influencë të rritur në qeverisjen vendore dhe kombëtare në shumë vende të BE-së, por edhe nê institucionet e saj politike. Të gjelbërit në zgjedhjet e fundit për parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind të votave, duke marr një status të rëndësishem edhe për politikat në nivel evropian. Suksese PAA! Mirënjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si një mundesi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqiperi! Arbeni
Po sot, pas lajmeve te publikuara per kalimin e tij ne opozite me PAA, Malaj thekson:
“Te dashur miq, pavaresisht nga ajo qe do te shkruajne mediat, mirenjohja ime ndaj socialisteve te thjeshte do te jete e perhershme dhe e pa kushtezuar. Por ne asnje rast dhe per asnje karrike, nuk kam pranuar te jem nje mainkine ne dore te RaBaVe-llave qe I keqperdoren socialistet e thjeshte per pushtete abuzive, arrogante dhe te babezitura. Paralajmerimet e mia publike qe prej 2009 thellesisht profesionale per keta te pangopur me pushtet negativ I gjeni sot ne realititin e dhimbshem shqiptare dhe ne perkeqesimin e Shqiperise ne cdo indeks nderkombetare. Heshtja do te me bente bashkefajtore perball vendit tim edhe perball socislisteve te thjeshte . Mirenjohje Arbeni
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



