E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ISH-DEPUTETI PUBLIKON SHIFRAT ZYRTARE, ZBULON ‘GËNJESHTRËN E TMERRSHME’ TË RAMËS
Politikë

ISH-DEPUTETI PUBLIKON SHIFRAT ZYRTARE, ZBULON ‘GËNJESHTRËN E TMERRSHME’ TË RAMËS

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës se me ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të hapen 12 mijë vende të reja pune.

Vasili e cilëson këtë si një gënjeshtër të tmerrshme, pasi pretendon se 12 mijë punonjës nuk i ka as aeroporti i Rinasit dhe ai i Romës që ka kapacitet më të madh.

Gjithashtu ish-deputeti ka publikuar edhe shifrat nga tabela zyrtare e publikuar nga websitet e aeroportit të Rinasit dhe Romës.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Genjeshtra e tmerrshme e Rames e te tijve, me 12 mije vende pune ne Kukes,me shume se Roma dhe Rinasi bashke!!!

Dje me gojen plot Rama dhe te tijte mbushen dynjane me genjeshtren sa idiote aq edhe diskredituese se do hapnin 12 mije vende pune ne Kukes.

Sebepi i ketyre 12 mije vende pune ishte se Aeroporti i Kukesit,i cili do te kete sipas hesapeve te ketyre 300 mije udhetare ne vit.

Po ju shpjegoj fare thjeshte se sa te trashe jane Rama dhe te tijte kur genjejne.

Aeroporti Nderkombetar i Rinasit “Nene Tereza” qe ka 3 milion udhetare ne vit ka gjithsej 377 punonjes dhe 700 punonjes ne bisneset perqark,pra 1077 vende pune.

Aeroporti me i madh nderkombetar i Italise ne Rome -Fiumicino me 40 milion pasagjere ne vit ka vetem 3377 te punesuar.

Ky aeroporti i Kukesit sipas tarallakeve te qeverise me 10 here me pak pasagjere,pra vetem 300 mije,do te kete 4 here me shume se Aeroporti Leonardo da Vinci ne Rome- Fiumicino dhe 12 here me shume te punesuar se Aeroporti i Rinasit “Nene Tereza”???!!!!

Po ju ve ne dispozicion edhe shifrat zyrtare ne tabelat zyrtare qe ndodhet ne ëeb e Aeroportit te Romes dhe te Rinasit..

I shihni vete me nge dhe pastaj qeshni pak, por duhet te ulerini shume pasi idiote dhe mashtrues te tille ordinere ky vend nuk ka pare ndonje here.

56485587_2062327884067033_908826551691247616_n.jpg

56649213_2062327907400364_5063736016435675136_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.