E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti: Rama dhe Veliaj e urrejnë veriun prandaj nuk i …
Politikë

Ish-deputeti: Rama dhe Veliaj e urrejnë veriun prandaj nuk i …

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve të SYRI.net. Balliu është shprehur se dy lotet e para të bulevardit të ri janë shpronësuar, por Edi Rama dhe Erion Veliaj lotin e 3-të nuk e shpronëson.

Sipas Balliut, kjo ndodh për shkak të dy arsyeve: E para është racizmi ndaj banorëve, e dyta është se buxheti është vjedhur.

‘Sot policia e shtetit është një grup partiak, politik që me urdhër të Edi Ramës godet e shkatërron pronat e qytetarëve.

Projekti kalon edhe në këto shtëpia. Loti i parë dhe loti i dytë janë shpronësuar. Lotin e tretë qeveria vendosi të mos e shpronësojë.

Ka dy arsye mendoj: Arsyeja e parë është racizmi i Edi Ramës dhe kësaj qeverie ndaj veriut. Në këtë zonë janë të gjithë banorët nga veriu.

Arsyeja e dytë është fakti se buxheti i kësaj qeverie është vjedhur dhe tani nuk kanë para për të dëmshpërblyer’, tha ish-deputeti Klevis Balliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.