E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputetja Klotilda Bushka paraqitet në SPAK
Lajme

Ish-deputetja Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Gjatë ditës së sotme, ish-deputetja Klotilda Bushka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Prania e saj në këtë institucion vjen në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për ndërhyrje në proceset hetimore.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, Bushka po hetohet për veprime që mund të kenë ndikuar në ecurinë e hetimeve të zhvilluara ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Konkretisht, dyshohet se ajo ka ushtruar ndikim mbi persona të thirrur si dëshmitarë, duke i orientuar mbi mënyrën se si duhet të shpreheshin gjatë marrjes në pyetje.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse këto veprime përbëjnë pengim të drejtësisë dhe cenim të integritetit të procesit hetimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.