E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim
Lajme

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.

Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për secilën ditë që u mbajt në qeli.

Përkatësisht për periudhën nga 21 shkurti 2017 kur u prangos sipas një masë sigurie të shpallur në mungesë deri në 19 shtator 2018, ditën kur u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Me argumentin se dëshmitari i drejtësisë që e akuzonte po përpiqej të lehtësonte pozitën e tij para drejtësisë, Artur Zoto këmbënguli pafajësinë gjatë 20 muajve proces gjyqësor.

Zoto, i cili para drejtimit të burgjeve ka qenë gjithashtu zyrtar edhe në Policinë e Shtetit u gjykua i veçuar nga pjesa e biznesmenëve që akuzoheshin se ishin favorizuar për të fituar tenderin e ushqimeve në burgje.

Por duke iu referuar deshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Iliaz Labi, shkalla e parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim.

Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm.

Një vendim ky i formës së prerë dhe që nuk u rekursua nga Prokuroria. Nga ana tjetër Iliaz Labi dhe tre biznesmenë u dënuan me nga rreth 2 vite burgim secili.
Nuk ka ende një qëndrim nga Prokuroria nëse do ta hetojë apo jo dëshmitarin e drejtësisë për dëshmi të rreme para Gjykatës.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.