E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-futbollisti i Kombëtares zbulon pengun e jetës së tij
Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares zbulon pengun e jetës së tij

“De Biazi më bëri padrejtësi, nuk mund t’i besohet Serbisë”

Kombëtarja shqiptare ka pasur ndër vite futbollistë që kanë lënë gjurmë të forta, dhe një ndër më të veçantët është pa dyshim Alban Meha. Mesfushori nga Prekazi, i njohur për goditjet e tij të fuqishme dhe të sakta nga distanca, do të mbahet mend gjatë për dy golat e shënuar me fanellën kuqezi, por edhe për kontributin e tij të palëkundur në një periudhë të artë për Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për Panorama Sport, Meha është ndalur tek kujtimet e tij me Kombëtaren, emocionet e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian “Francë 2016”, por edhe ka folur për ndeshjen e ardhshme të Shqipërisë kundër Serbisë, një duel me peshë emocionale dhe historike për të gjithë shqiptarët.

I pyetur për atë periudhë të lavdishme, Meha shprehet se ishte një krenari e jashtëzakonshme të ishe pjesë e skuadrës që çoi Shqipërinë për herë të parë në një Europian. Ai veçon si momente kulmore debutimin dhe golat e realizuar me Kombëtaren, të cilat sipas tij nuk do t’i harrojë kurrë.

Sa i përket përballjes me Serbinë, Meha thekson se është një ndeshje që duhet trajtuar me shumë përqendrim dhe përgjegjësi, por mbi të gjitha me qetësi. “Duhet të mendojmë vetëm për lojën dhe fitoren, jo për provokimet apo ngarkesën emocionale”, është shprehur ish-mesfushori.

Ditët e sotme, shumë lojtarë e mbyllin karrierën ne moshë me të re, ndërsa ju vazhdoni edhe pse 39 vjeç. Cili është sekreti i Mehës?

Sekreti është se unë edhe në shtëpinë time, bëj ushtrime edhe me ekipin e mbaj veten në gjendje të mirë gjithmonë. Nuk i kam ndalur kurrë ushtrimet sepse e dua futbollin me zemër dhe ky është sekreti, të kesh dashuri për futbollin.

Cili është pengu që keni nga Kombëtarja?

Pengu më i madh që kam nga Kombëtarja, është mungesa në Europian. E kisha ëndërr Europianin e Francës, që të isha aty, por trajneri De Biazi më bëri padrejtësi atë kohë.

A mendon se mund të përsëriten skenat e 11 viteve më parë?

Serbisë nuk duhet që t’i besohet asnjëherë dhe besoj se futbollistët tonë, do ta kenë shumë të vështirë të luajnë atje. Gjithsesi, unë dua që t’iu uroj shumë suksese dhe të na bëjnë krenarë me një fitore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.