Ish-kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi: Partia Demokratike po shkërmoqet!
Bardhi është politikan pa shtyllë kurrizore. Basha, qendra e memeve
Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e konsideron Gazment Bardhin, një politikan pa shtyllë kurrizore.
Në një intervistë Elezi u shpreh se Partia Demokratike po shpërbëhet. Sipas Elezit, Lulzim Basha është një figurë që është kthyer në qendrën e memeve dhe besueshmëria për të është shumë e ulët.
“Zoti Bardhi është tipi i politikanit që nuk ka shtyllë kurrizore. Kështu është e gjithë klasa politike po ta kapësh në thelb.
Shumica e politikanëve aty, duke mos pasur identitet, kanë shpërbërë edhe fytyrën e politikës. Unë vazhdoj ta theksoj që prej 5-6 vitesh, që Partia Demokratike po shpërbëhet, nuk po ndahet.
Jo të bashkohet me Bardhin, por me këdo tjetër, vetëm Zoti mund t’i shpëtojë nga bataku ku ka rënë. Zoti Berisha e di fare mirë që zoti Bardhi nuk ka kredibilitet.
Zotit Berisha i duhet Bardhi në parlament. I duhet të tregojë para demokratëve që t’i tregojë se ja, ne jemi shumicë në parlament. Berisha nuk i kalon 25% te demokratët.Kjo është tragjikomike.
Pjesa komike është që këto tallen me shqiptarët. Kjo është e turpshme. Zoti Berisha duke bërë gjëra të tilla të pamoralshme, duke nxjerrë Nokën, Bardhin, Salianjin, kjo është tallje për demokratët. Vetëm vullnetarët e Berishës e pranojnë këtë. Kjo është tallje.
Ti të nxjerrësh figura me të cilat ke pasur përplasje, tregon që është tallje. Në kuadrin e mashtrimit politik, janë më inteligjentë se dy grupet e tjrera.
Duan të marrin mandatin. Duan të kenë një aleancë. Nuk mund ta realizojnë këtë, njerëzit janë neveritur deri në atë pikë, saqë e kanë braktisur.
Nëse grupi i zotit Meta, Berisha, Basha, morën 520 mijë vota, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të arrijnë t’i marrin 400 mijë vota.
Duke pasur një figure si zoti Basha, I cili njihet në vazhdimësi për mashtrimin në raport me demokratët dhe opinion publik, dhe një figure që ka qenë qendra e të gjithë memeve, që kanë qarkulluar dhe që pjesërisht qarkullojnë.
E kanë shumë të vështirë. Kredoja e besueshmërisë politike është shumë e ulët”, theksoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



