E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kreu i Burgjeve paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Lajme

Ish-kreu i Burgjeve paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi ndaj tij ka nisur zyrtarisht një hetim penal.

Ismaili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë hakerimi ndaj një institucioni shtetëror, e ndodhur disa muaj më parë.

Sipas burimeve pranë SPAK, hetimet janë hapur pas sinjalizimeve dhe verifikimeve të kryera nga autoritetet kompetente lidhur me këtë incident, ndërsa procedurat hetimore po zhvillohen në mënyrë intensive.

Qëllimi i Prokurorisë së Posaçme është të zbardhë të gjitha rrethanat e ngjarjes, të identifikojë mënyrën se si është tentuar ndërhyrja në sistemet e institucionit shtetëror, si dhe të përcaktojë rolin konkret dhe përgjegjësitë ligjore të ish-kreut të Burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.