Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në SPAK për dosjen e 21 janarit.
Në një prononcim për mediat, Burgaj deklaroi se ka dhënë sqarime si person që ka dijeni, ndërsa thekson se ai ka zbatuar vetëm urdhrat.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdhrat” ka thënë ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
Kujtojme qe ne korrik, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar procedimin penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë të pafajshëm.
Procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



