E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri: Basha u thotë demokratëve:Durim se do arrestohet Berisha
Lajme

Ish-kryeministri: Basha u thotë demokratëve:Durim se do arrestohet Berisha

Ish-kryeministri Berisha rrëfyer se si Basha në takimet që zhvillon me demokratët u kërkon që të bëjnë durim sepse liderin historik të së djathtës e pret arrestimi.

Duke iu referuar deklaratës së ish-kreut të PD-së Lulzim Basha se çdo person i shpallur ‘nongrata’ nga SHBA duhet të ishte marrë nën hetim, Berisha tha se Basha e artikulon çështjen e arrestimit që prej shtatorit të vitit kaluar e deri më sot.

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; Durim se do arrestohet Berisha. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë. Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha. Nuk mund të dalë prej atyre Edi Rama. Unë nuk i kam gjë Lulzim Bashës, asgjë veçse çfarë thotë dosja, as Toyota Yaris, as atë të Nick Muzin”. Por ato  janë në hetim”, u shpreh Berisha për Syri Tv.

Thirrja e Ramës ndaj SPAKU-t për të më hetuar mua, tregon se ai është në vështirësi

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se thirrja e Edi Ramës drejtuar SPAK-ut për të hetuar atë tregon sipas tij se kreu i qeverisë ndodhet në vështirësi të madhe.

1

Berisha ka vënë në dukje se për të ka qindra dosje që janë dërguar në prokurori por që nuk provojnë asgjë. Madje Berisha ka deklaruar se ai nuk ka pasur gisht as në firmat piramidale.

Intervista në Syri Tv:

Edi Rama bëri thirrje që të hetojë Berishën, a është ky një kod i Ramës që Berisha të heshtë për inceneratorët se ndryshe SPAK do ta hetojë ?

Berisha: Unë do të vazhdoj çdo ditë për inceneratorët. Dhe unë i kërkoj atij çdo ditë që veprojë SPAK kundër Berishës, unë kam qëndruar ndër ligj. Është krijuar një komision hetimor parlamentar në 1997 dhe janë detyruar të raportojnë që qeveria e kaluar  nuk ishte e implikuar në firmat piramidale sepse kishim respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Unë jam i vetmi person në Shqipëri që kam deklaruar nuk njoh parashkrim dhe as imunitet, nuk ka asnjë parashkrim për mua.

A ka të bëjë fakti që jeni i parashkruar, dhe do t’i shpëtoni drejtësisë nga procedura dhe jo nga pafajësia?

Berisha: Unë gjithnjë kam deklaruar edhe para reformës në drejtësi. Janë dërguar shumë dosje në prokurori, nuk njoh asnjë parashkrim. Por kërkesa e Ramës “Ssss…kape Berishën” më krijoi një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, ai është SKAPI i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.