E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!
Politikë

Ish-kryeministri Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër reagimin dhe sjelljen e nacionalistëve grekë ditën e sotme në Bularat, ku gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas, kanë bërë thirrje antishqiptare.

Në reagimin e tij Berisha shkruan se ekstremistë të tërbuar përdhosën territorin shqiptar. Ndërkohë që ka cilësuar të turpshëm dhe mungesën e reagimit zyrtar të dy qeverive asaj greke dhe asaj shqiptare.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Të dashur miq, sot grupe ekstremistësh grek, raciste primitiv antishqiptare përdhosën territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata varrosën me parulla luftënxitëse, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kaçifas, i cili u vra në një përpjekje të armatosur me policinë shqiptare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin primitiv të shfrytëzimit të një procesioni mortor nga ekstremistë, fanatike për qëllime raciste dhe antishqiptare.

Dënoj heshtjen para këtij akti përdhosës të territorit shqiptar të autoriteteve zyrtare të Athinës dhe Tiranës, të cilat me qëndrimet e tyre të papërgjegjshme dhe histerike nxitën këtë akt të shëmtuar, ndërkombetarisht të dënueshëm dhe që sot heshtin për turpin e tyre. sbp

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.