E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Berisha kundër amnistisë fiskale
Publik News

Ish-kryeministri Berisha kundër amnistisë fiskale

Berisha paralajmëron qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, është një goditje shumë e rëndë për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

”Po ç’është OFL-ja? OFL-ja është lista që i jep Edi Rama Policisë për t’i prerë gjobën. Më thuaj një rezultat të OFL-së. Preku gjë pronat e klanit Xhafa, cilat prona. Klani Xhafa është i faktuar, por mund t’ju jap dhjetëra shembuj të tjerë. Ajo s’ka asnjë synim tjetër vetëm se legalizimin e parave të tyre. pastaj janë me qindra e qindra persona që janë marrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë zbuluar, shumë e thjeshtë. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. Sepse nisim nga fakti, a ka mundësi një njeri me punë të thjeshtë dhe të ndershme po e quaj të ndershme sepse nuk është regjistruar, të bëjë një apo dy milionë euro. Kurrën e kurrës”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.