E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Berisha: Mashtruesi, llumi që gënjeu dje në Kukës
Politikë

Ish-kryeministri Berisha: Mashtruesi, llumi që gënjeu dje në Kukës

sh-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashper Edi Ramen per mashtrime dhe vjedhje.

Premtimet e fundit që kreu i qeverisë u ka bërë banorëve të qarkut të Kukësit lidhur me aeroportin e ri, ish-kryeministri Berisha i ka hedhur poshtë mashtrime.

Berisha ka bërë të ditur se projekti i paraqitur nga Rama nuk është tjetër përveçse një foto e vjedhur nga interneti e një aeroporti në Gjeorgji!

Dhe për ta ilustruar deri në fund, jep edhe linkun e videos prej nga është prerë “projekti i Ramës” për Kukësin.

“Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llumi njerëzor për aeroportin e Kukësit! Shikoni foton, – shkruan Berisha, –  ne të cilën provohet se Kallam Deshtaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve, foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit. Si tha, “mos përgojoni 3D-në”?! Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekt i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji.

Shihni fotot dhe për më shumë klikoni viden:

3D-të jane identike. Mire që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit”, përfundon me ironi Berisha.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.