E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Borissov u filmua duke marrë një zarf nga një oligark
Lajme

Ish-kryeministri Borissov u filmua duke marrë një zarf nga një oligark

Ish-kryeministri më jetëgjatë i Bullgarisë, Boyko Borissov u arrestua një ditë më parë për llogari të hetimeve të nisura nga Bashkimi Europian. Lajmi i arrestimit të tij shkaktoi shumë bujë.

Një nga portalet më të rëndësishëm në vend, 24Chasa shkruan se prova kryesore ndaj tij ishin foto dhe video duke marrë një zarf nga një oligark.

Portali shkruan se Borissov e mori zarfin nga oligarku Vasil Boshkov.

Provat u dërguan nga Zyra e Prokurorit Europian për te autoritetet bullgare, që realizuan arrestimin e ish-kryeministrit.

Bozhkov pretendon se ka paguar 10 përqind ryshfet për të fituar lotarinë kombëtare. Ai tha se i është bërë shantazh nga Borissov dhe ish-ministri i tij i financave, Vladislav Goranov. Edhe ky i fundit ka rënë në prangat e policisë.

Vetë biznesmeni Bozhkov, që fshihet në Dubai, pretendoi në një postim në Facebook se arrestimi erdhi pas dëshmisë që ka dhënë ai para autoriteteve evropiane.

“E vërteta del gjithmonë në shesh,” tha ai.

Borissov, lideri i partisë opozitare GERB po mbahet në qelitë e paraburgimit ku thuhet se ka konsumuar vetëm një kruasant dhe një shishe ujë.

Disa të rinj të partisë së tij dolën në protestë përpara shtëpisë së tij, e cila u bastis nga forcat policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.