E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri i Skocisë vdes papritur gjatë fjalimit në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Ish-kryeministri i Skocisë vdes papritur gjatë fjalimit në Maqedoninë e Veriut

Alex Salmond, ish-kryeministri i Skocisë që e udhëhoqi Skocinë në prag të pavarësisë, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Mediat raportuan se ai u rrëzua pasi mbajti një fjalim në Maqedoninë e Veriut këtë të shtunë.

Kryeministri aktual i Skocisë, tha se ishte thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar, ndërsa kreu i qeverisë britanikë Keir Starmer e cilësoi Salmond një figurë monumentale.

Salmond u përball dhe u arrestua me akuza për ngacmim seksual, por u shpall i pafajshëm 4 vjet më parë.  Disa vlerësuan se ai kishte qenë viktimë e një gjuetie shtrigash brenda partisë së tij.

Ai e mori detyrën në vitin 2007 dhe u tërhoq nga posti pasi dështoi të siguronte pavarësinë në referendumin e vitit 2014.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.