E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Kryeministrit: Rama duhet rrëzuar si Enveri
Politikë

Ish-Kryeministrit: Rama duhet rrëzuar si Enveri

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar, ku është vendosur që deputetët të mos jenë pjesë e Komisioneve Parlamentare përgjatë kësaj jave.

Kjo edhe për faktin se gjatë javës nuk do të ketë seancë plenare, çka duket se vëmendja e ligjvënësve demokratë do të përqëndrohet tërësisht janë Kuvendit.

Sikundër raportohet, kreu demokrat Lulzim Basha ka kërkuar nga deputetët që të denoncojnë korrupsionin qeveritar, tenderat dhe inceneratorët. Gjithashtu mësohet se kreu demokrat ka kërkuar mbështetjen e çdo proteste qytetare nga deputetët e PD-së dhe vijimin e takimeve me qytetarët për të dëgjuar problemet që ata kanë.

Gjithashtu raportohet se ish-kryeminstri  Sali Berisha mësohet të jetë shprehur se grupi parlamentar i PD-së duhet të mbështesë çdo protestë qytetare. Mësohet se Berisha është shprehur se jo gjithmonë duhet që opozita t’i thotë njerëzve të ngrihen në protestë, por duhen mbështetur protestat, ndërsa është shprehur se Rama duhet rrëzuar si Enveri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.