E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla, para largimit shpëtoi nga burgu ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, pushoi hetimet për byzylykët e të burgosurve
Publik News

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla, para largimit shpëtoi nga burgu ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, pushoi hetimet për byzylykët e të burgosurve

Prokuroria ka vendosur të mbyllë të gjitha dosjet e rëndësishme para se të nisë vetingut dhe të ngrihet SPAK. Rastit më flagrant ishte ai i aferës së CEZ, ku u pushuan hetimet për Berishën, Ridvan Boden, Genc Rulin dhe disa ish zyrtarë të tjerë, por ishte gjykata ajo që detyroi rihapjen e dosjes. Por së fundmi ka ndodhur një tjetër lëvizje e ngjashme, pasi pak para se Adriatik Llalla të largohej, organi i akuzës ka pushuar hetimet për çështjen e skandalit të byzylykëve për të burgosurit.

Kur Gazmend Bardhi u emërua ministër teknik në Ministrinë e Drejtësisë, ai zbuloi një skandal të rëndë, pasi ishte zhvilluar një tender për byzylykë monitorimi për të burgosurit e liruar me kusht, por kompania që kishte fituar tenderin nuk i kishte dhënë ministrisë asnjë prej tyre. Mbyllja e hetimeve u bë e ditur dje nga ministrja Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se Ministria e Drejtësisë ka bërë kallëzim në gjykatë, ku i kërkohet të detyrojë prokurorinë të rihapë hetimet.

Por duket se me këtë lëvizje prokuroria ka shpëtuar ish-zyrtarët e LSI, pasi gjatë kohës që u bë tenderi, Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI dhe kanë qenë të punësuarit e saj që janë marrë me këtë çështje, ndërkohë që drejtpërdrejt në këtë skandal është akuzuar mediatikisht si i përfshirë Ermal Beqiraj, drejtor informatik i Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZRPP), e drejtuar po nga LSI. Sipas fakteve të bëra tashmë publike, Ministria e Drejtësisë lidhi marrëveshje me shoqërinë Soft & Solutions për byzylykët, ku dyshohet se kompania në fjalë ka lidhje me Beqirajn. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 milionë euro i cili u fitua nga bashkimi i tre operatorëve ekonomikë: Soft & Solution, Fastech dhe Ratech.

Por edhe pse u zbulua më pas u pa se kemi të bëjmë me një skandal, ku ishte e vështirë të identifikoheshin autorët, ndërkohë që vetë ministria drejtohej nga LSI. Por ajo që ka ngjallur dyshime është se kompania Soft & Solutions, përveç këtij tenderi, ka marrë dhe shumë tenderë të tjerë nga Hipoteka, ku ka punuar zoti Beqiraj, i cili u emërua në këtë post kur ZVRPP drejtohej po nga LSI.

Anomalitë e tenderit

Një rëndësi të veçantë dhe me mjaft interes është edhe mënyra dhe afati kohor i prodhimit dhe dorëzimit të pajisjeve të sistemit elektronik nga privati tek shteti. Nga dokumentacioni zyrtar që rezulton një fakt i habitshëm që për një muaj kompania fituese e këtij tenderi ka arritur të ngrejë të gjithë sistemin e këtij shërbimi elektronik të sofistikuar. Kështu, pasi ka fituar tenderin në mënyrë zyrtare më datë 20 shkurt 2017, konsorciumi i tre kompanive ka lidhur kontratën me Ministrinë e Drejtësisë një ditë më pas, më 21 shkurt, dhe fiks një muaj më pas, në 21 mars të 2017, është bërë dorëzimi i gjithë sistemit të këtij shërbim elektronik të sofistikuar duke përfshirë 300 byzylykë që janë prodhime të huaja.

Pra, gjithmonë sipas asaj që parashtrohet në letër, kompania ka porositur të paktën në datën 21 shkurt, kur u lidh kontrata me Ministrinë e Drejtësisë, 300 byzylykët përgjues, gjithë aparaturat e tjera të nevojshme, kompjutera e programe të specializuara për këtë shërbim jashtë Shqipërisë, pasi kjo teknologji nuk prodhohet në vendin tonë.

Kliti Topalli/sot

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.