Ish-ministri Beqaj: Testimi masiv nuk kufizon transmetimin e COVID-19
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar një studim mbi testimin masiv për koronavirus, duke theksuar se ky lloj testimi nuk ka të ngjarë të parandalojë transmetimin.

Sipas Beqajt, gjurmueshmëria e rasteve, siç po bëhet aktualisht në Shqipëri, është më efektive.
Reagimi i plotë:
Për të gjithë “dashnorët” e testimit masiv, por edhe për këdo që mund të jetë i interesuar në link-un në vijim është një raport i Imperial College i datës 23 prill me titull “Roli i testimit në kontrollin e Covid -19”. Në të flitet edhe për testimet molekulare, edhe për “Pasaportën Imunitare”.
Bazuar në njohuritë normale të anglishtes sime si gjuhë e huaj, në shqip do të ishte:
“Testimi masiv PCR në popullatën e përgjithshme nuk ka të ngjarë të kufizojë transmetimin më shumë sesa gjurmimi i kontakteve dhe karantina bazuar vetëm në simptoma, por mund të lejojë daljen më të hershme nga karantina. Pasaportat e imunitetit bazuar në testet për antitrupa ose infeksion mund të mbështesin kthimin në punë, por përballen me sfida të rëndësishme teknike, ligjore dhe etike. Testimi është thelbësor për mbikqyrjen e pandemisë, por kontributi i tij i drejtpërdrejtë në parandalimin e transmetimit ka të ngjarë të kufizohet tek pacientët, punonjësit e shëndetësisë dhe grupet e tjera me rrezik të lartë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



