E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Oketa: Igli Cara  ka çfarë t’i ofrojë Durrësit, do të sjellë epokë të re ndryshimi
Politikë

Ish-ministri Oketa: Igli Cara ka çfarë t’i ofrojë Durrësit, do të sjellë epokë të re ndryshimi

Ish-ministri i qeverisë së Sali Berishës, Gazmend Oketa, i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se në 14 maj të gjitha gjasat janë që bashkia e Durrësit do të fitohet nga Igli Cara, kandidatura e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Oketa u shpreh ndër të tjera se Igli Cara është një figurë politike që ka se çfarë të japë për Durrësin, ndërsa shton se kandidatura e tij mbështetet edhe më shumë se vetë strukturat e PD në këtë qytet.

“Mbështes Igli Carën dhe besoj se është vërtetë një kandidaturë që ka çfarë i ofron Durrësit. Më vjen mire që nga kolegë të tjerë, marr komente që Cara është më para se strukturat e PD në Durrës, që do të thotë se ka mbështetje më të gjerë se vetë anëtarësia, duke e bërë kandidat potencial për të fituar dhe për të filluar një epokë të re ndryshimi”, tha ai.

Ndërkohë sa i përket fushatës që po bën Partia Socialiste, Oketa shprehet: Në mënyrë krejt paradoksale, qyteti i Tiranës është mbushur me postera denigruese për opozitën dhe që na e nxjerrin me ca ngjyra shumë të bukura kryeministrin e vendit. Në vend që të flasë për arritjet e tij, fatkeqësisht Rama e ul jashtë mase nivelin politik. Këtej thotë se njeh PD e Alibeajt, por bën përpjekje për të minuar PD e vërtetë që drejtohet nga Berisha duke sulmuar ata, pra i njeh si opozita reale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.