E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Pollo: Gjyqtarët i rezistuan presionit të shumëanshëm. Krijuan një precedent pozitiv
Lajme

Ish-ministri Pollo: Gjyqtarët i rezistuan presionit të shumëanshëm. Krijuan një precedent pozitiv

“Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë mazhorancën mujshare. Kërkesa për të shkarkuar Presidentin e Republikës u refuzua si pa bazë, pa thelb dhe pa argument”.

Sipas ish-ministrit për Inovacionin e Teknologjinë, gjyqtarët kushtetues që votuan pro vendimit “i rezistuan presionit të shumanshëm të qeverisë”.

“Përmes këtij vendimi ata ruajnë, aq sa është e mundur, ballancat kushtetuese të Republikës si dhe krijuan një precedent pozitiv për to”.

REAGIMI I PLOTE

Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë mazhorancën mujshare. Kërkesa për të shkarkuar Presidentin e Republikës u refuzua si pa bazë, pa thelb dhe pa argument.

Një vendim i drejtë e korrekt që duhet përshëndetur.

Raporti 92 faqesh i dyshes Rama-Balla, i miratuar në plenare në qershorin e shkuar nga mazhoranca rilindisto-jeniçere, ishte një paçavure pseudojuridike. Pa arsyetim ligjor por plot me nota fejtoneske. Prandaj profesionalisht rrëzimi i saj do të ishte gjë e thjeshtë.

Por gjyqtarët kushtetues që votuan pro vendimit të shpallur meritojnë konsideratë e respekt sepse i rezistuan presionit të shumanshëm të qeverisë. Përmes këtij vendimi ata ruajnë, aq sa është e mundur, ballancat kushtetuese të Republikës si dhe krijuan një precedent pozitiv për to.

Ndër të tjera uroj të mos kemi më opozita jeniçere që mundësojnë palaçollëqe të tilla siç kemi parë vjet e sivjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.